Për ne
Kosmonte Foods vepron me aktivietin e saj në fushën e importit dhe distribuimin e produkteve ushqimore të freskëta në Republikën e Shqipërisë që nga viti 2006. Të pranishëm në mëse 90 % të tregut kombëtar, qëllimi i punës sonë është përmbushja në mënyrë efikase e nevojave të tregut vendas duke përcjell trendet kombëtare e ndërkombëtare përmes vazhdimësisë së risive. Për klientin tonë në ofrojmë Tregun e markave kryesore ndërkombëtare, reklama dhe promovime që synojnë mbështetjen e markave të kualitetit të lartë me cmim konkurues.
Sot, Kosmonte Foods është krenare me reputacionin e krijuar në nivel global, për të arriturat e deritanishme, duke u cilësuar si kompania më e specializuar për shitjen dhe distribuimin e produkteve ushqimore të freskëta. Dhe me një prezencë masive me mbi 600 lloje të artikujve në këto tregje.
Misioni: Kujdesemi ta bëjmë jetën e konsumatorit më të shëndetshme, duke i ofruar përgjegjshmëri, ekselencë, shërbim, gjurmueshmëri dhe fokus në nevojat e konsumatorit.
Vizioni: Të krijoj besimin tek konsumatori duke qenë kështu zgjidhja më efektive për produktet e tryezës për familjen e tyre.
Teknologjia: Përdorimi dhe përditësimi i teknologjisë ka qenë pjesë produktive e kompanisë çdoherë. Kështu duke e implementuar dhe aplikuar atë, i ka mundësuar kompanisë në çdo moment të ketë informata në kohë reale, mbi gjendjen e mallit në depo, të procesoj porositë nga tereni, duke mundësuar përgatitjen e mallrave në kohë të shkurtër porositë e blerësit, liferimin dhe raporte tjera që ndërlidhen me terenin. Të gjitha këto raporte përpunohen në mënyrë elektronike nga departamentet përkatëse duke i mundësuar menaxhmentit dhe klientelës bashkëpunim, veprim dhe zgjedhje efikase.
Depot & Logjistika
Për gjatë këtyre viteve, kompania është angazhuar që të plotësoj kushtet më moderne të magazinimit, dhe me krenari mund të konstatojmë që jemi kompania e parë që ka ndërtuar sistemin e depove dhe automjeteve në regjimin plus dhe minus temperaturë. Depot janë të pajisura me mekanizma adekuat për mirëmbajtjen e mallit, janë nën monitorim të vazhdueshëm nga stafi profesional që të garantojm që ato të jenë në standarde dhe kritere të magazinimit evropian.
Logjistika poashtu shtyllë e rëndësishme për ne, duke poseduar mbi 100 automjete frigoriferike, në mënyrë që distribuimi të kryhet në çdo kohë sipas kërkesavë në treg, për t’i ofruar zgjidhjen më të sigurtë dhe produkti të arrijë në gjendjen e duhur në mënyrë strikte kushteve të mirëmbajtjes që kërkohet në produkt.