Aq shpesh është vënë në pikëpyetje siguria ushqimore në vendin tonë, sa ndonjëherë është e vështirë të besosh nëse po konsumon një produkt cilësor dhe të shëndetshëm, pa përbërës të rrezikshëm. Nga ana tjetër, ndodh që produkte të ndryshme të prezantohen dhe shiten si “bio”, “organike”, “pa konservantë” etj., terma që rezultojnë të jenë thjesht një formë për të tërhequr konsumatorët. Megjithatë, përpos gjithë skepticizmit që mund të përfshijë këdo kur bëhet fjalë për konsumin e produkteve cilësore, sërish ka kompani shqiptare që ia kanë dalë të qëndrojnë me sukses në treg duke u bërë zgjedhja më e sigurt për produktet e tryezës nëpër familjet tona.
Kosmonte Foods është një nga kompanitë shqiptare që ushtron aktivitetin në fushën e importit dhe distribuimit të produkteve ushqimore të freskëta. Pas themelimit në vitin 2006, Kosmonte Foods është i pranishëm në mbi 90% të tregut vendas duke promovuar marka të kualitetit maksimal dhe me çmime konkurruese. Jo më kot, Kosmonte Foods konsiderohet kompania më e specializuar për shitjen dhe distribuimin e produkteve ushqimore të freskëta.
Nëse emri nuk ju thotë shumë, sepse kompania ka preferuar të mos “e bërtasë” suksesin e saj, me siguri që disa nga markat më prestigjioze në Europë i keni dëgjuar, parë dhe shijuar shpesh. Ju kujton gjë Zott? Po sigurisht që po, sepse zor se do të gjeni një person që nuk adhuron Jogobella-n e famshme, e cila nuk përmban ngjyrues, konservantë dhe mbi të gjitha, ka një datë skadence vetëm 28 ditë.
Të mos flasim për Woerle, prodhim austriak, që sjell djathin e bebes më të mirë që ekziston, apo çokollatat Kinder apo Baci.
Vërtet çokollatat i kemi pikë të dobët, por kjo s’do të thotë të mos përmendim të tjera brende të njohura si Bayerland, Nestle, Greisinger, Exquisa, Joya, Mokate, Aviko, HiPP, Storck, Capri-Sun etj.
Kosmonte Foods nuk gëzon një reputacion të respektuar në treg ashtu krejt rastësisht. Që prej vitit 2006, kompania ka përdorur vazhdimisht teknologjitë e reja dhe është përmirësuar në këtë fushë përmes produkteve bashkëkohore. Për të shmangur çdo pakujdesi sado të vogël, Kosmonte ka mundësuar që në kohë reale të dihet jo vetëm numri i produkteve të ndryshme, por edhe gjendja dhe cilësia e tyre. Duke qenë se shumica e produkteve kanë një kohë të shkurtër si datë skandence – nuk përmbajnë konservantë dhe ngjyrues – ruhen në kushte të standardeve europiane duke respektuar të gjitha masat e nevojshme për të garantuar cilësinë. Jo vetëm kaq, por Kosmonte Foods është angazhuar edhe në plotësimin e kushteve të magazinimit dhe është kompania e parë që ka ndërtuar sistemim të depove dhe mjeteve me regjimin plus dhe minus temperaturë.
Filozofia e Kosmonte Foods nuk lidhet vetëm me sjelljen në treg të produkteve me cilësi të lartë, por edhe me kontributin për rritjen e cilësisë së jetës, sidomos te shtresat në nevojë. Kujtojmë këtu se gjatë pandemisë, Kosmonte u angazhua duke bashkëpunuar me blogerë shqiptarë, të cilët gatuan me produktet e kompanisë ushqime që shkuan për mjekët e spitalit të Infektivit, të cilët po përballeshin me një nga situatat më kaotike mjekësore.
Përpos kësaj, Kosmonte është një nga bashkëpunëtorët më besnikë të organizatave të bamirësisë, duke qëndruar gjithnjë pranë rasteve problematike. Vetëm pak ditë më parë, Kosmonte bashkëpunoi me “Fundjavë Ndryshe” me rastin e festës së Kurban Bajramit. Të tjera aktivitete të kompanisë përfshijnë edhe pjesëmarrjen nëpër panairet e mbështetjes së biznesit shqiptar.
Tani që mësuat më shumë për Kosmonte Foods, ju mbetet thjesht t’i shijoni produktet. Hani ç’të doni pa merak, por mos e teproni me çokollatat, sepse ndodh që ta nisni me një Kinder King Maxi me lajthi, karamel dhe qumësht dhe e shihni veten më pas teksa keni përfunduar edhe tre Monte Snack. Jogobella Exotic nuk po i numërojmë fare.