Rëndësia e produkteve të “Perutnina Ptuj” qëndron në cilësinë e tyre, posaçërisht duke marrë parasysh fatin se sot në botë 30 për qind janë obezë e 20 për qind e vdekjeve janë të lidhura me kequshqyerje.
Kështu u tha sot në një konferencë për media të kompanisë sllovene “Perutnina Ptuj” në bashkëpunim me kompaninë “Kosmonte Foods sh.p.k”, me qëllim të sensibilizimit të qytetarëve për produktet ushqimore.
Nada Krajnc, këshilltare e Bordit në Perutnina, tha se është detyrë e vetë bizneseve prodhuese që të rrisin vetëdijen e konsumatorëve, derisa theksoi se arsyeja e organizimit të kësaj ngjarje ka të bëjë me faktin se konsumatorët kanë nevojë të kenë më shumë njohuri për ushqimin që konsumojnë.
Ajo ka rrëfyer se emri Perutnina vjen nga një qytet i Sllovenisë, derisa tregoi për traditën shumëvjeçare të këtij biznesi.
“Perutnina ka rol kyç në Kosovë dhe për këtë duam të prezantojmë se ku jemi, kush jemi dhe çfarë ofrojmë. Ne kemi traditë. Ne kujdesemi shumë se i rrisim shpezët dhe pulat tona, dhe ne përkujdesemi për mirëqenien e tyre. Ne nuk punojmë me kohë të shkurtra dhe me rezultate afatshkurtra”, tha ajo.
Ndërsa menaxheri i “Perutnina’, Albert Krasniç tregoi se si kur ka ardhur për herë të parë në Kosovë, e ka marrë obligim që së bashku me “Kosmonte Food”, konsumatorëve t’iu ofrojnë mish cilësor në vend të mishit refuz.
Ai bëri të ditur se tregu kosovar së shpejti do të ketë produktin më të ri Perutnina, mishi premium, që është i cilësisë më të lartë.
Linda Emra, menaxhere e Perutninës në Kosmonte Foods, e ka quajtur storie të suksesit bashkëpunimin me “Kosmonte Foods”, duke thënë se rëndësia e produkteve të Perutnina qëndron në cilësinë e tyre, posaçërisht duke marrë parasysh fatin se sot në botë 30 për qind janë obezë e 20 për qind e vdekjeve janë të lidhura me kequshqyerje. /Telegrafi/